Policia e Kosovës ka raportuar për një rast, ku një i mitur ishte martuar me një vajzë nën moshën 16-vjeçare në Pejë
Sipas policisë, viktima me dëshirën e saj është kthyer të prindi.
I dyshuari është liruar.
Raporti i plotë:
Pejë 11.05.2024 – 00:00. Është arrestuar i dyshuari i mitur mashkull kosovar, pasi që dyshohet se i njëjti ishte martuar me të miturën femër kosovare nën moshën gjashtëmbëdhjetë vjeçare. Lidhur me rastin janë intervistuar palët dhe viktima me dëshirën e saj është kthyer te prindi i saj (babai). Ndërsa me urdhër të prokurorit kujdestar, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.