Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët kërkojnë ndihmën e Policisë për t’i gjetur familjarët e tyre që raportohen të zhdukur. Të shqetësuar për fatin e tyre, ata raportojnë rastet në Polici, me shpresën se do të marrin informacione për vendndodhjen e tyre.
Që dy ditë, e zhdukur po rezulton edhe një grua, rast ky që u denoncua nga bashkëshorti i saj në Prishtinë.
Media ka mësuar se gruaja ka dalë nga shtëpia mëngjesin e 13 majit dhe nuk kanë asnjë informacion për vendndodhjen e saj.
Burri i saj ka kërkuar ndihmën e Policisë, për gjetjen e bashkëshortes së tij dhe ka dhënë detajet për kontaktin e fundit që ka pasur me të.
Siç merr vesh media njësitet policore tashmë janë aktivizuar për gjetjen e viktimës, por e njëjta akoma nuk është hasur.
Lidhur me rastin është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.