Tjetër krim në familje, burri vret bashkëshorten me armë zjarri dhe vetëplagoset

Kronikë e zezë

Tjetër krim në familje, burri vret bashkëshorten me armë zjarri dhe vetëplagoset

Më: 15 korrik 2013 Në ora: 18:57

Një tjetër krim brenda familjes trondit kryeqytetin. Ngjarja e rëndë është regjistruar vetëm pak minuta më pare në zonën e “Kodrës së Priftit”, në rrugën “Sadik Petrela”, ku shtetasi Ilirjan Cani 42-vjec ka qëlluar me kallashnikov bashkëshorten e tij 37-vjec, e cila si pasojë e plagëve të marra nga plumbat e lëshuar mbi të ka gjetur vdekjen e menjëhershme.
Ngjarja mendohet të ketë ardhur pas një grindje mes bashkëshortëve, ndërsa e gjithë skena e kimit ka ndodhur brenda banesës së ciftit, prindër të dy fëmijëve 12 dhe 13 vjeç. Pasi ka lënë të vdekur gruan e tij, Cani ka plagosur dhe veten. Ai është transportuar menjëherë drejt Spitalit Ushtarak për marrjen e ndihmës mjekësore, nga ku mesohet se ndodhet ne gjendje te rende.
Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë së Tiranës, të cilët po bëjnë dhe kqyrjen e vendit të krimit, si dhe po marrin dëshmitë nga fqinjët e çiftit për të hedhur dritë mbi ngjarjen e rëndë. Burime nga policia bëjnë me dije 42-vjecari Ilirjan Cani ishte shoqëruar disa herë në polici pas dënocimeve për dhunë në familje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat