Përcillet në banesën e fundit Alketa Cani, vrasja për për shkak të një kredie

Kronikë e zezë

Përcillet në banesën e fundit Alketa Cani, vrasja për për shkak të një kredie

Më: 16 korrik 2013 Në ora: 16:29

Ilirjan Cani, ndodhet ende në rrezik për jetën edhe pse mjekët shprehen se gjendja e tij vazhdon të qëndrojë në parametrat jetësor.
40-vjeçari, u vetëqëllua me armën automatike, pasi kishte vrarë më parë bashkëshorten Alketa, 35 vjeçe.
Ngjarja ndodhi në zonën e Kodrës së Priftit në Tiranë, pasditen e të hënës, pas një grindjeje për shkak të teprimit me pijen nga 40-vjeçari në kushtet e problemeve ekonomike për shkak të një kredie që kishte marrë Alketa për rregullimin e shtëpisë.
Dy fëmijët, 13 dhe 6 vjeç, janë marrë në kujdestarinë e prindërve të Ilirjanit, ndërsa varrimi I 35-vjeçares është kryer në banesën e prindërve të saj në rrugën Myslym Keta në Tiranë.
Ky ishte krimi I dytë në familje në Tiranë, pas paradites së të shtunës, kur Genci Çarçani, vrau me thikë në rrugë, bashkëshorten Valbona.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat