Aksident trafiku në Istog, vdes një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në Istog, vdes një person

Më: 5 gusht 2013 Në ora: 09:42

Një i vdekur dhe një e lënduar nga një aksident komunikacioni që ka ndodhur në fshatin Uçë të Istogut.

Sipas policisë së Kosovës, në aksident ishte përfshirë një veturë Mercedes me regjistrim vendor, drejtuar nga J. R. (1952) nga fshati Uçë e Istogut, dhe në veturë ishte edhe bashkëudhëtarja Sh. R. (1956) femër po nga i njëjti fshat.

Gjithnjë sipas Policisë, për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë drejtuesi i automjetit ka arritur pa shenja jete në spitalin Rajonal të Pejës. Këtë e ka konstatuar edhe mjeku kujdestar i Spitalit Rajonal Pejë. Ndërsa e lënduara është ndaluar për tretman mjekësore në spital. Për ketë rast është njoftuar prokuroria e shtetit. Trupi i pa jetë tani i të ndjerit i është dorëzuar familjarëve për ceremoninë mortore.

Sipas hetimeve në vendngjarje, mësohet se deri te aksidenti kishte ardhur për deri sa vozitësi ishte duke qarkulluar me automjetin e tij, një moment e humbë kontrollin mbi automjet duke kaluar jashtë rruge.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat