Vlorë, Asgjesohen 541 rrënjë kanabis në 3 parcela

Kronikë e zezë

Vlorë, Asgjesohen 541 rrënjë kanabis në 3 parcela

Më: 11 gusht 2015 Në ora: 08:51

Policia e Vlorës ka zbuluar dhe asgjësuar 3-parcela me 541-rrënjë bimë narkotike të llojit “Canabis-sattiva”, në fshatin Sevaster .
Bimët narkotike u konstatuan të mbjella, në vendin e quajtur “Përroi Rustame”, në mesin e një bimësie të dendur në 3-sipërfaqe toke pa pronarë të hapura posaçërisht për mbjelljen e këtyrë bimëve narkotike, me lartësi 40-150 cm, të cilat Policia i asgjësoi me djegie.
Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve të këtyre bimëve narkotike.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat