Tropojë, asgjësohen 840 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Tropojë, asgjësohen 840 rrënjë kanabis

Më: 11 gusht 2015 Në ora: 18:35

840 rrënjë kanabis janë asgjësuar sot në Tropojë nga policia lokale, në një operacion të koordinuar në bashkëpunim me FNSH. Parcela e mbjellë me lëndën narkotike është zbuluar në fshatin Lekbibaj, një zonë me terren të thyer, e cila mesa duket i ka shtyrë kultivuesit të mendojnë se do ta kenë më të lehtë për t’iu shmangur kontrolleve të policisë.

Uniformat blu bëjnë të ditur se po punojnë për identifikimin e personave që kanë mbjellë dhe kultivuar lëndën narkotike për qëllime përfitimi.

Po sot, policia e Gjirokastrës, në një operacion të ngjashëm asgjësoi 1900 rrënjë kanabis sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat