Asgjesohen me djegie 3667 rrënjë kanabis

Kronikë e zezë

Asgjesohen me djegie 3667 rrënjë kanabis

Më: 12 gusht 2015 Në ora: 09:08

Në Vlorë dhe në Shkodër janë asgjesuar 3667 rrënjë bimë narkotike të llojit kanabis sativa. Në Vlorë u asgjesuan gjithësej 1943 rrënjë kanabis sativë të mbjellë në 23 parcela të ndryshme në tre fshatra. Në Armen u asgjesuan me djegie 13 parcela me me 1247-rrënjë. Në Lubonjë u asgjesuan djegie 7-parcela me 620-rrënjë bimë narkotike “Canabis” dhe në fshatin Peshkëpi u asgjesuan 3 parcela me 76 rrënjë kanabis. Po ashtu edhe në Shkodër u asgjesuan 1724 rrënjë kanabis. Konkretisht në shatin Kajvall, në Shkodër, janë gjetur dhe asgjesuar 6 parcela me 539 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva. Në fshatin Qerret u asgjesuan 8 parcela me 960 rrënjë kanabis. Në vëndin e quajtur Bregan, në fshatit Reç i Ri u asgjesuan 25 rrënjë. Në vëndin e quajtur Gryka e Majës, në fshatin Berishë, në Pukë u asgjesuan 2 parcela me 200 rrënjë bimë narkotike Canabis Sattiva.
Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.Materialet i kaluan Prokurorisë së rrethit gjyqësor Shkodër, për vepren penale ”Kultivim i bimëve narkotike./BS

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat