Gjendet kanabis në bahçe të Llugës së Podujevës

Kronikë e zezë

Gjendet kanabis në bahçe të Llugës së Podujevës

Më: 12 gusht 2015 Në ora: 16:32

Hetuesit policor kanë identifikuar lokacionin e dyshuar në fshatin Llugë të Podujevës, ku vëreheshin dy sera në të cilat kishte të mbjella bimë të dyshuara narkotike të llojit ‘Kanabis Sativa’.

Hetuesit menjëherë së bashku me një patrullë të stacionit policor të Podujevës e kanë siguruar vendin e ngjarjes, e kanë kontaktuar pronarin e shtëpisë dhe pronës, A. Q. dhe me të pyetur për bimët narkotike dhe pronësinë e pronës në të cilën ishin të mbjella, i njëjti deklaron se janë pronë e tij dhe janë të mbjella nga vetë ai.

Vend-shikimin e ka kryer njësia e krim-teknikës Rajonale në Prishtinë e cila ka bërë fotografimin , incizimin dhe dokumentimin e vendit të ngjarjes.

Gjatë kontrollit të njësive policore tek i dyshuari janë gjetur: 986 bimë narkotike të llojit ‘Kanabis Sativa’ të madhësive të ndryshme prej 2 metra deri në 2.60 metra, njà « armë revole model ‘Zastava’ 6.35 me tete fishekë të kalibrit 8mm të së njëjtës armë

Menjëherë është informuar prokurori i Prokurorisë Themelore dhe me urdhër të të njëjtit, të gjitha bimët janë nxjerrë nga serat dhe pas marrjes se mostrave përkatëse sipas procedurave standarde për këto raste të njëjtat janë shkatërruar në vendin e ngjarjes .

I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në qendrën e mbajtjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat