Mirditë, policia asgjëson mbi 2300 rrënjë kanabis në Fan (Foto)

Kronikë e zezë

Mirditë, policia asgjëson mbi 2300 rrënjë kanabis në Fan (Foto)

Më: 12 gusht 2015 Në ora: 20:35

Policia ka asgjësuar pasditen e sotme 2 374 rrënjë kanabis sativa në zonën e Fanit në Mirditë.
Pas një kontrolli të imët në këtë zonë u konstatuan gjashtë parcela të mbjella me bimë të ngjashme me ato të kanabis sativa, me gjatësi 80-2m, që u asgjësuan në vend me anë të djegies.

Nga ana e punonjësve të policisë, vazhdon puna për identifikimin dhe kapjen e autorëve të kultivimit të këtyre bimëve narkotike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat