Kurbin, asgjësohen 134 bimë narkotike, në pranga dy vëllezërit

Kronikë e zezë

Kurbin, asgjësohen 134 bimë narkotike, në pranga dy vëllezërit

Më: 13 gusht 2015 Në ora: 19:14

Policia ka arrestuar dy vëllezër në Kurbin dhe ka asgjësuar 134 bimë narkotike, të dyshuara si kanabis sativa. Sipas burimeve zyrtare në pranga kanë rënë Mehdi dhe Gëzim Lilaj, përkatësisht 30 dhe 44 vjeç, banues në Gjormë të Kurbinit.

Arrestimi i tyre u bë, pasi në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative, në fshatin Fushë, pikërisht në oborrin e banesës këtyre shtetasve, u gjetën bimët e kultivuara me lartësi 2 -4 metra, të cilat u asgjësuan me anë të djegies. Materialet i kaluan Prokurorisë Kurbin për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat