Lushnjë, tatimorët sekuestrojnë cigare e pije pa faturë

Kronikë e zezë

Lushnjë, tatimorët sekuestrojnë cigare e pije pa faturë

Më: 8 shtator 2015 Në ora: 16:44

Disa ditë më parë ishte paralajmëruar se inspektorët tatimorë do të kryenin kontrolle në çdo biznes në Lushnjë. Gjatë ditës së sotme, në fokus të aksioneve të inspektorëve ka qenë lëshimi i kuponit tatimor.

Inspektorët kanë sekuestruar në bizneset në qendër të qytetit, një sasi produktesh, kryesisht cigare dhe pije freskuese. Kjo për arsye se pronari i subjektit tregtar nuk dispononte faturën e origjinës së tyre.

Rreth 100 biznese janë mbyllur në Karbunarë të Lushnjës, si pasojë e kontrolleve nga inspektoriati i Drejtorisë së Tatim Taksave në qarkun Fier. Pjesa më e madhe e tyre nuk kanë qenë të regjistruar pranë QKR-së.

Sipas të dhënave, vetëm në javën e parë të muajit shtator rezulton të kenë kryer procedurat e regjistrimit rreth 180 biznese.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat