Mësuesi i dehur dhunon fëmijët me dru, 4 në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Mësuesi i dehur dhunon fëmijët me dru, 4 në gjendje të rëndë

Më: 10 mars 2016 Në ora: 13:12

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Bashkinë e Bulqizës, raporton News24.

Një mësues ka dhunuar disa nxënës të shkollës me drutë e sobës.

Katër prej nxënësve kanë përfunduar në spital me plagë të rënda.

Një prej të dhunuarve është një fëmijë në klasën e parë.

Sipas OraNews, mësuesi quhet Agim Muça dhe jep mësim në shkollën e fshatit Orzhanov në Bulqizë.

Ai është shkarkuar nga puna pas denoncimit të prindërve për dhunë ndaj nxënësve.

Ngjarja e ka zanafillën në 7 mars, kur shkolla e ciklit fillor ndodhej në ekskursion.

Sipas Drejtorisë Arsimore Bulqizë, mësuesi Agim Muça, në gjendje të dehur ka dhunuar disa nxënës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat