Dhunoi 12 nxënës, del nga burgu mësuesi nga Dibra

Kronikë e zezë

Dhunoi 12 nxënës, del nga burgu mësuesi nga Dibra

Më: 13 mars 2016 Në ora: 15:37

Gjykata e Dibrës caktoi sot masën e sigurisë “Arrest shtëpie” për mësuesin Agim Muça, i cili u prangos disa ditë më parë pasi dhunoi me mjete të forta 12 nxënës të shkollës së tij.

Disa ditë më parë mësuesi dhe disa nxënës të shkollës Orzhanovë të Ostrenitm, u morën në pyetje nga policia për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

Mësuesi deklaroi se nxënësit e kanë përqeshur dhe mohoi t’i ketë qëlluar nxënësit me grushte.

Ai e konsideroi ngjarjen një kurth të orkestruar nga banorët e fshatit. Ndërkohë krejt të kundërtën deklaruan nxënësit, të cilët u shprehën se mësuesi vinte shpesh i dehur në klasë dhe i godiste me shuplaka dhe tru në kokë.

Mbi ngjarjen në fjalë reagoi edhe ministrja e Arsmit Lindita Nikolla, e cila e konsideroi ngjarjen të rëndë dhe bëri apel për denoncimin e situatave të ngjashme brenda mjediseve të shkollës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat