Policia kërkon shoqërimin, Balili nuk gjendet gjatë kontrolleve

Kronikë e zezë

Policia kërkon shoqërimin, Balili nuk gjendet gjatë kontrolleve

Më: 13 maj 2016 Në ora: 16:49

Kelmend Balili nuk është gjetur gjatë kontrolleve të kryera nga Policia e Sarandës, dy ditët e fundit.
Burime nga Drejtoria e Policisë bëjnë me dije se ai është kërkuar për tu shoqëruar dhe pyetur në lidhje me linjat e trafikut të drogës Shqipëri-Greqi, ku mediat e vendit fqinj e kanë akuzuar si një nga baronët më të mëdhenj të drogës.
Në dy ditët e fundit Policia ka kryer disa kontrolle në banesat ku mendohet se mund të strehohej.
Gjithashtu, fqinjët bëjnë me dije se që prej të mërkurës në mbrëmje ai nuk është parë në banesën e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat