Flet e ëma e 20 vjeçares: Ja e vërteta e videos, tani s`dalim dot nga shtëpia nga kërcënimet

Kronikë e zezë

Flet e ëma e 20 vjeçares: Ja e vërteta e videos, tani s`dalim dot nga shtëpia nga kërcënimet

Më: 15 maj 2016 Në ora: 13:10

Pas publikimit të videoskandalit me ish kreun e bashkisë së Peshkopisë, Shukri Xhelili ka folur për të parë e ëma e vajzës 20 vjeçare që filmoi kryebashkiakun.

Ajo ka thënë se ndihet e kërcënuar dhe se nuk ka qenë në dijeni të kësaj videoje. Ajo ndër të tjera për “News24” ka thënë se ishte kryetari ai që insistonte për takime në zyrë.

“Shukri Xhelili nuk më ka hequr mua nga puna. Vajza na vuri në dijeni të videos pasi e dorëzoi. Pas publikimit të videos jemi të kërcënuar si familje. Nuk dalim dot nga shtëpia nga kërcënimet dhe fyerjet.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat