Tre të lënduar nga aksidenti në Fushë-Kosovë

Kronikë e zezë

Tre të lënduar nga aksidenti në Fushë-Kosovë

Më: 12 korrik 2016 Në ora: 10:02
Aksident ne Fushë Kosovë

Tre persona kanë mbetur të lënduar nga një aksident i rëndë trafiku i cili ndodhi në mëngjesin e së martës, në magjistralën Prishtinë-Fushë Kosovë.

Lajmin për media e ka konfirmuar Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e cila tha se rasti ka ndodhur saktësisht tek mbikalimi.

‘’Aksidenti ka ndodhur në mëngjes, saktësisht tek mbikalimi në rrugën Prishtinë-Fushë Kosovë. Nga ky aksident kanë mbetur të lënduar tre persona, dy meshkuj dhe një femër’’.

Zëdhënësja Ahmeti tha se në këtë aksident janë të përfshira dy vetura, një ‘’Golf 2’’ me targa të Kosovës dhe vetura tjetër ‘’Jetta’’ me targa të huaja.

Raportohet se të lënduarit janë dërguar për trajtim të menjëhershëm në QKUK, ndërkaq policia e vendit është në vendin e ngjarjes për të kuptuar rreth detajeve të tjera të aksidentit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat