Shqiptarët kultivojnë kanabisin dhe në Itali, zbulohet parcela me 744 bimë

Kronikë e zezë

Shqiptarët kultivojnë kanabisin dhe në Itali, zbulohet parcela me 744 bimë

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 14:13
Foto nga vendi i ngjarjes

Policia italiane ka zbuluar në komunën Corio në Provincën e Torinos një parcelë me 744 bimë marijuanë dhe ka arrestuar 3 persona, mes të cilëve 2 shqiptarë.

Në pranga me akuzën e prodhimit e trafikimit të drogës kanë përfunduar shqiptarët Albert Doka 41 vjeç pa rezidencë në shtetin italian, Ermand Baho 31 vjeç rezident në Milano dhe  shtetasi italian Mario Prisco 58 vjeç banues në Torino.

Parcela e drogës është zbuluar në territorin rrethues të një ndërtese të braktisur në komunën e Corios. Policia italiane ka sekuestruar gjithashtu lëndën materiale të përdorur për rritjen e prodhimit të marijuanës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat