Arrestohet autori i aksidentit rrugor, vrau nënën e dy fëmijëve

Kronikë e zezë

Arrestohet autori i aksidentit rrugor, vrau nënën e dy fëmijëve

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 16:39
Ilustrim

Është arrestuar drejtuesi i mjetit që këtë të mërkurë shkaktoi aksidentin makabër në Tiranë, ku përplasi për vdekje nënën e dy fëmijëve.

Lajmin e konfirmojnë burime policore zyrtare, sipas të cilave në prangat e uniformave blu ka rënë shtetasi Andrea Memollari. 

Më herët gjatë ditës, në rrugën “Asim Vokshi”, Memollari përplasi për vdekje gruan 37-vjeçare dhe pasi e shkeli me automjetin e tij tip “Benz” me targë “AA 476 GI” i kaloi përsipër dhe u largua nga vendngjarja.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat