20-vjecari që vrau me benz nënën e 2 fëmijëve në video teksa ecte me 200 km/orë. Tentoi të korruptonte policin

Kronikë e zezë

20-vjecari që vrau me benz nënën e 2 fëmijëve në video teksa ecte me 200 km/orë. Tentoi të korruptonte policin

Më: 13 korrik 2016 Në ora: 23:56
Andrea Memollari

Andrea Memollari, i riu 20-vjeçar që i mori jetën Dhurata Priftit duke i kaluar sipër me makinë, u vu në pranga sot nga Policia, disa orë pas ngjarjes tragjike. Fatmirësisht dy fëmijët e mitur të Dhurata Priftit shpëtuan dhe po mjekohen për plagë të lehta në spital. I riu me automjetin ‘Mercedes Benz’ 220, ngjyrë gri me targa AA476GL u largua nga vendngjarja dhe nuk ndaloi as për ndihmë. Skena e aksidentit ishte e tmerrshme. Një video e një biznesi aty pranë ka regjistruar çastin fatal teksa Memollari jo vetëm i kaloi përsipër me benz, Dhurata Priftit, por as nuk ndaloi automjetin duke shtypur trupin e gruas. Deshmitaret vune duart ne koke. Nuk dinin kujt t’i vinin ne ndihme me pare, nenes apo femijeve.



Pas ngjarjes se rende, policia u vu ne ndjekje te autorit, i cili u largua nga vendgjarja. Pas disa oresh ai u identifikua si i riu nga Tirana, Andrea Memollari, 20 vjec. Ne castet e aksidentit ai drejtonte makinen tip benz te kusheririt. Disa media shkruan se i riu ishte nen efektin e droges ose alkoolit ne momentin qe shkaktoi aksidentin e rende. Kurioziteti te shtyn te hapesh profilin e te riut ne rrjetin social, Facebook. Në profilin e tij mes shume postimeve te tjera, djaloshi shfaq pasionin për makinat dhe shpejtësitë e esktreme. Madje ka publikuar dhe një video ku dëshmon se me makinën e tij ka qarkulluar me 200 km në orë.

Por, duket se problemin per qarkullimin me shpejtesi te madhe e ka pasur me heret. Mediat kane nje lajm te nje viti me pare, kur Andrea 19 vjec u ndalua per shpejtesi te larte dhe tentoi te korruptonte nje polic. Ja video:

“News24” e BalkanWeb disponojne videon e muajit Mars te vitit 2015, ku 19-vjeçari, Andrea Memollari, është ndaluar nga Policia pasi tentoi të korruptojë punonjësin e Policisë me 500 lekë. Ngjarja ndodhi në rrugën “Ferit Xhajko” në kryeqytet.

Ministria e Brendshme njoftoi se rreth ores 18:35 minuta u ndalua automjeti Mercedez-Benx 190 me targa “TR 7049 I” sepse ishte duke lëvizur me shpejtësi nga Farmacia 10 në drejtim të rrugës “5 Maj”.

Drejtuesi i mjetit, Andrea Memollari, lindur në Çorovodë dhe banues në Tiranë, ka tentuar që të korruptojë punonjesin e Policisë, duke i dhënë një kartmonedhë me prerje 500 (pesëqind) lekëshe, të cilën e ka futur brenda lejes së qarkullimit, duke i thënë “Merri dhe më lër që të vazhdoj.”

Menjëherë punonjësi i Policisë ka reaguar dhe ka bërë bllokimin e këtij personi, duke e shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Qarkut Tiranë si autor i dyshuar për vepren penale të “Korrupsionit aktiv të personave që ushtrojnë funksione publike”.

Pas ketij episodi, djali kreu denimin me rehabilitim, me pune te detyruar ne Muze.

“Po ecja shpejt me makinë dhe u mundova t’i jepja lekë policit. Më futën brenda. Më dënuan me 48 orë pune në muze. Punoj 4 orë në ditë këtu. Orientoj njerëzit që të mos shkelin mozaikun e kështu gjërash. Ky dënim më bën të kuptoj që nuk i duhet dhënë më lekë policit sepse për të ecur shpejt, ne të rinjtë e kemi këtë problem”, thotë Andrea nje vit me pare.

Por, nje vit me pas, Andrea Memollari, 20 vjec behet protagonist i nje ngjarje shume te rende. Me makine perplas dhe i kalon siper nje gruaje, e cila shtyn femijet, per ti shpetuar nga gomat e Benzit qe drejtonte i riu.

VENDIMI I GJYKATES PER ANDREA MEMOLLARIN

Sipas vendimit te dhënë nga gjyqtari Martin Deda ne Gjykaten e Rrethit Tirane që mban daten 24 qershor 2015 për Andrean Memollarin, i cili akuzohet per ‘korrupsion aktiv’, i riu u denua me 9 muaj burgim. Por perfitoi ulje te 1/3 te denimit, (pasi pranoi fajin) duke u denuar perfundimisht me 6 muaj heqje lirie. Ndërkohe, nje tjeter pike e vendimit e pezullon ekzekutimin e vendimit te denimit me burgim dhe e detyron Andera Memollarin te permbush nje pune ne interes publik, sipas caktimit te Njesise Bashkiake ku ai banon. Pra ai do te kryente 40 ore pune pa shperblim, nderkohe qe detyrohej te mbante konktakte edhe me zyren vedore te Sherbimit te Proves.

“Gjykata ne caktimin e llojit dhe mases se denimit, per te permbushur qellimet per te cilat denimi penal jepet, duke bere te nevojshme qe nepermjet denimeve penale, te behet e mundur lufta parandaluese, mban parasysh rrezikshmerine e vepres, te autorit, shkallen e fajit. Gjykata vlereson rrezikshmerine shoqerore, duke ju referuar marredhenieve qe ajo cenon.”, citohet ne vendimin e gjykates. Argumenti se pse u dha kjo mase denimi ishte duke iu refereuar ketyre arsyeve: “Gjykata bazuar në nenet 47, 48,49, të K.Penal merr parasysh, shkallen dhe formen e fajit te te pandehurit ne kryerjen e vepres penale (dashje direkte), rrezikshmerine shoqerore te te pandehurit i cili rezultoi te jete i pa denuar, qëndrimin pendues të të pandehurit për vepren penale te kryer te mbajtur ne hetim, moshen e tij te re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat