Aksident me pasojë një të vdekur

Kronikë e zezë

Aksident me pasojë një të vdekur

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 14:45
Ilustrim

Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier.

Në lagjen “Afrim i ri”, 60- vjeçari P.T., banues ne Fier, duke drejtuar një motoçikletë, ka dalë nga rruga, për pasojë është aksidentuar dhe ka vdekur në spital.

Aksidenti ndodhi gjatë mesnatës së lënë pas, ku për shkak të dëmtimeve të marra, 60- vjeçari nuk mundi të mbijetojë.

Paraprakisht dyshohet se aksidenti ka ndodhur për shkak të humbjes së kontrollit mbi mjet, duke rezultuar me përplasje fatale në asfalt. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat