Aksidenti i nënës, flet për herë të parë autori i tragjedisë: Më kapi paniku pa ditur se po e tërhiqja zvarrë

Kronikë e zezë

Aksidenti i nënës, flet për herë të parë autori i tragjedisë: Më kapi paniku pa ditur se po e tërhiqja zvarrë

Më: 14 korrik 2016 Në ora: 15:32
Andre Memollari dhe Dhurata Prifti

Në dëshminë e parë që ka dhënë përpara policisë, pas shtypjes me makinë të nënë 37 vjeçare, 20 vjeçari Andre Memollari tha se kishte gumbur kontrollin dhe nuk mbante mend çfarë kishte bërë më pas.

“Më kapi paniku pa ditur se po e tërhiqja zvarrë”. Kështu është shprehur para oficerëve të policisë Andrea Memollari, i riu 20-vjeçar i cili aksidentoi për vdekje një ditë më parë Dhurata Priftin, nënën e dy fëmijëve të cilët ajo u përpoq të shpëtonte nga makina, por humbi jetën për vete.

Memollari do përballet tani me dy akuza: “Aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i ngjarjes”. Por ai është shfajësuar kështu për akuzën e dytë. I zënë në panik është larguar pa ditur se çfarë po bënte, kur rrotat e makinës së tij kishin zënë poshtë gruan e re. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat