Dy aksidente në Autostradë

Kronikë e zezë

Dy aksidente në Autostradë

Më: 15 korrik 2016 Në ora: 12:28
Aksidenti

Nga një kamion në Prizren kanë rënë dhjetëra thasë me grurë e një veturë është përplasur me anësoret e Autostradës në zonën e Malishevës.

Së paku dy aksidente kanë ndodhur sot në mëngjes në Autostradën “Ibrahim Rugova”.

Aksidenti i parë ka ndodhur në Prizren, te rrethrrotullimi në hyrjen veriore të Autostradës.

Në këtë rast, një kamionit i janë derdhur dhjetëra thasë me grurë në mes të rrugës.

Aksidenti tjetër ka ndodhur në zonën afër Malishevës.

Në këtë rast, shoferi i veturës me gjasë kishte humbur orientimin, duke goditur anësoret e rrugës.

Në vendin e aksidentit, gazetari i KALLXO.com ka parë Policinë e Trafikut duke u marrë me rastin.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat