Digjen mbi 14 mijë bimë kanabisi në Shqipëri në 24 orë...vetëm 1 kultivues në pranga

Kronikë e zezë

Digjen mbi 14 mijë bimë kanabisi në Shqipëri në 24 orë...vetëm 1 kultivues në pranga

Më: 16 korrik 2016 Në ora: 17:33
Ilustrim

Mbi 14 mijë bimë kanabisi janë zbuluar nga Policia e Shtetit vetëm gjatë 24 orëve të fundit, në aksionet e ndërmarra në të gjithë vendin kundër kultivimit të lëndës narkotike.

Sipas një njoftimi zyrtar të policisë, 6 persona janë shpallur në kërkim si autorë të dyshuar për kultivim të narkotikëve. Ndërkohë, në Kurbin është vënë në pranga një kultivues si dhe ka nisur procedimi penal ndaj kryeplakut për moskallëzim të krimit.

Në Tropojë janë gjetur dhe asgjësuar në zonën e pyllëzuar “Mrrez”, 1750 bimë narkotike. Janë shpallur në kërkim dy autorë të dyshuar P.K e T,N, si dhe është proceduar penalisht në gjendje të lirë kryeplaku i fshatit Peraj M.P

Në rrethin e Tepelenës u gjetën dhe u asgjësuan 2240 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa, ku janë shpallur në kërkim dy autorë.

Në rethin e Përmetit në zona të pyllëzuara u gjetën dhe u asgjësuar me anë të djegies 1058 bimë narkotike .

Në Kurbin u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 995 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa , ku u arrestua në flagrancë shtetasi Ibrahim Muçaj, vjeç 56, banues në Laç, pasi në fshatin Vinjollë, në 15 parcela në përrua dhe në zonën e pyllëzuar

Në rrethin Shkodër pasi në fshatin Mazrek dhe në malin e fshatit Karmë, Vau Dejës, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 6.111 bimë narkotike të llojit Cannbis Sativa. Punohet për identifikimin e kapjen e autorëve.

 Në rrethin e Pukës, te “Mrizi i fushë Gurrës”, u gjetën të kultivuara dhe u asgjësuan 1675 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në rrethin Tiranë në fshatin Zaranikë, Petrelë, në një parcelë pranë urës të lumit, janë konstatuar të kultivuara dhe u asgjësuan 320 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Në Krujë, në Fushë-Thumanë, u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 300 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa. 

Në Mallakastër në fshatin Beraj u gjetën të mbjella dhe u asgjësuan 81 bimë narkotike të llojit Cannabis Sativa.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat