34 vjeçari vritet me thikë në bark, humb jetën në spital

Kronikë e zezë

34 vjeçari vritet me thikë në bark, humb jetën në spital

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 08:29
Ilustrim

Një 34 vjeçar mbeti i vrarë me thikë mbrëmë, në Kamëz të Shqipërisë. Ngjarja është shënuar rreth orës 22:05 në rrugën “Parisi”.

Policia informon: “Pas një konflikti për motive të dobëta është plagosur me thikë në bark shtetasi O. K., 34 vjeç, i cili u dërgua menjëherë në S.Q.U. ku në orët e para të mëngjesit të ditës së sotme ka ndërruar jetë.”

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka identifikuar autorin e dyshuar të kësaj ngjarje shtetasin A. D., 55 vjeç, banues në Kukës. Vijon puna për kapjen e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat