Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 31-vjeçari

Kronikë e zezë

Ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes, arrestohet 31-vjeçari

Më: 18 korrik 2016 Në ora: 11:04
Foto ilustruese

Specialistët për Hetimin e Krimeve, në Komisariatin e Policisë Kukës, kanë bërë të mundur arrestimin në flagrancë të shtetasit Edmir Cenaj, 31 vjeç.

Sipas burimeve policore, arrestimi i 31-vjeçarit u bë pasi për motive të dobëta, ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes, shtetases E. Cenaj, 25 vjeçe, banuese në Kukës.

Policia ka njoftuar se materialet në ngarkim të Cenajt, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës për veprën penale “Dhunë në familje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat