Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, 36 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë

Kronikë e zezë

Shkatërrohet rrjeti i drogës në Itali, 36 të arrestuar, mes tyre dy shqiptarë

Më: 19 korrik 2016 Në ora: 20:18
Harta e qytetit Frozinone

36 persona janë arrestuar pas operacionit të koduar “Të paprekshmit”, ndërmarrë nga policia italiane në qytetin e Frozinones. Mësohet se ndaj 29 të arrestuarve do të vendoset masa e sigurisë “arrest me burg” ndërkohë që 7 të tjerë do të lihen në “arrest shtëpiak”.

Mes të prangosurve janë dhe dy shtetas shqiptarë me inicialet B.D. 60 vjeç e B.N. 34 vjeç, rezidentë në provincën e Frozinones. Shtetasit në fjalë akuzohen për pjesëmarrje në aktivitete ndërkombëtare të trafikut të drogës si dhe armëmbajtje pa leje.

Pas hetimeve të nisura që në vitin 2012, rezultoi se dy shqiptarët administronin një nga dy kanalet kryesore të furnizimit të drogës për llogari të organizatës në fjalë.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua 5 kg kokainë, 115 kg marijuanë, me një vlerë tregu 2.5 milionë euro, 2 pistoleta me 135 plumba, para të thata e të mira materiale në vlerë 650 mijë euro.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat