Aksidentet, një i vdekur dhe 11 të plagosur në 24 orët e fundit

Kronikë e zezë

Aksidentet, një i vdekur dhe 11 të plagosur në 24 orët e fundit

Më: 21 korrik 2016 Në ora: 19:32
Aksident

Aksidentet sërish kanë shkaktuar viktima dhe të plagosur gjatë 24 orëve të fundit. Në rrugët e vendit, kryesisht Tiranë, Krujë, Lezhë, Elbasan, Korçë e Berat, ka pasur një seri aksidentesh rrugore.

Për pasojë një person ka humbur jetën dhe 11 njerëz të tjerë janë plagosur në shkallë të ndryshme.

Sakaq, nga Policia Rrugore në të gjithë vendin duke përdorur dragerat dhe radarët janë arrestuar në flagrancë për drejtim mjeti në gjendje të dehur, pa leje drejtimi 8 drejtues mjetesh.

Më poshtë noa.al ju sjell një skedë të detajuar të të gjitha aksidenteve të ndodhura 24 orët e fundit në vend.

Tiranë

Gruaja 47-vjeçarja V.B., banuese në Tiranë, rreth orës 06:00 të së mërkurës 20 korrik, në superstradën Tiranë–Durrës, përballë një qendre tregtare, duke drejtuar mjetin tip “Daevo”, ka aksidentuar shtetasin S.D, vjeç 73, banues në Tiranë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Krujë

Djali 22-vjeçar, E.M., banues në fshatin Derven, dje rreth orës 10:00, në fshatin Derven, duke drejtuar motorin tip “Honda”, ka aksidentuar shtetasin L.B, vjeç 70, banues në Krujë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Krujë

Burri 59-vjeçar P.Z., banues në fshatin Larushk, rreth orës 11:30, në fshatin Luz, duke drejtuar mjetin tip “Volkswagen”, është përplasur me mjetin tip “Lincoln”, me drejtues shtetasin M.Gj, vjeç 30, banues në Shkodër. Për pasojë është dëmtuar pasagjerja A.D, 42 vjeçe, banuese në Tiranë, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Elbasan

Djali 21-vjeçar M.Sh., banues në Elbasan, rreth orës 10:30, në aksin rrugor Elbasan-Tiranë, tek tuneli duke drejtuar mjetin tip “Opel”, është përplasur me mjetin tip “Ford” dhe kamionin tip “Benz”, me drejtues shtetasin K.M dhe E.H, vjeç 63 e 51, banues në Tiranë e Elbasan. Për pasojë është aksidentuar pasagjerja F.L, vjeç 73, banuese në fshatin Zdrajsh, Librazhd, e cila ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Korçë

Një 52-vjeçar, E.Q., banues në fshatin Melçan, rreth orës 16:20, në fshatin Bulgarec, duke drejtuar mjetin tip “Opel”, ka dalë nga rruga. Për pasojë janë dëmtuar pasagjerët V.Q, P.Q, K.Q, J.Q e J.Q, vjeç 45, 21, 17, 13 e 13, banues në Melçan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve. Neni 290 i Kodit Penal.

Berat

Më datë 20.07.2016, u arrestua në flagrancë shtetasi Astrit Bendaj, vjeç 39, banues në fshatin Sinjë, Berat, pasi dyshohet se rreth orës 13:00, në rrugën nacionale, në fshatin Zharrëz duke drejtuar mjetin tip “Ford”, ka aksidentuar me pasojë vdekje, shtetasin Th.M, vjeç 78, banues në këtë fshat.

Bendaj akuzohet për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor. Neni 290 i Kodit Penal parashikon se “shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor, kur ka shkaktuar vdekjen, plagosjen e rëndë të një personi ose plagosjen e lehtë të disa personave, dënohet me gjobë ose me burgim gjer në dhjetë vjet. Kurse kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave, dënohet me burgim jo më pak se pesë vjet”.

Lezhë

Në Rrëshen, një shtetasi i mitur, 6 vjeç, para pallatit, duke ecur me biçikletë është rrëzuar. Pasi ka marrë mjekim në spital është larguar në banesë. Policia lokale thotë se materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Lezhë, për vlerësim.

Djali 24-vjeçar G.B, vjeç 24, banues në Mamurras, me leje drejtimi, pasi në Mamurras, duke drejtuar mjetin tip “Benz”, është përplasur me lokomotivën e trenit, të drejtuar nga shtetasi Z.K, vjeç 61, banues në Durrës. Për pasojë është dëmtuar 24-vjeçari, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat