Arrestohet pedofili që u kërkonte më dhunë fëmijëve marrëdhënie seksuale

Kronikë e zezë

Arrestohet pedofili që u kërkonte më dhunë fëmijëve marrëdhënie seksuale

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:09
Ilustrim

Një 49-vjeçar ka rënë në prangat e policisë italiane, pasi akuzohet për pedofili.

Ai përdorte një profil të rremë në Facebook, me anë të së cilit joshte djem dhe vajza të mitur, duke marrë shumë informacione rreth tyre. Më pas, pedofili u kërkonte fëmijëve seks të dhunshëm, në këmbim të parave, ose dhuratave të ndryshme.

Ai zbuloi identitetitn e tij të vërtetë, duke folur me një djalë me të cilin krijoi shumë konfidenca. 49-vjeçari i kërkoi të miturit që ky i fundit ta keqtrajtonte, pasi dëshironte që në këtë mënyrë të arrinte kënaqësinë seksuale. Në këmbëim të kësaj, ai i ofroi para, rimbushje telefonike, cigare dhe dhurata të tjera. Pedofili jetonte vetëm me të atin dhe ishte i papunë.

Sipas policisë së Piemontes, hetimet kanë nsiur pas denoncimit të prindërve të djalit, të cilët aksidentalisht zbuluan bisedat erotike që ai kishte bërë me pedofilin.

Pas denoncimit, policia mblodhi të gjitha provat për të zbuluar më shumë rreth 49-vjeçarit, duke sekuestruar kompjuterat dhe çdo mjet tjetër komunikimi që ai përdorte.

Dyshohet se ai i bënte takimet me të miturit në fshatin Biella, brenda në makinën e tij ose jashtë, në afërsi të mbikalimit të fshatit. Policia thotë se ka mundur të parandalojë edhe shumë raste të tjera që ai synonte t’i bënte realitet në të ardhmen.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat