E godet me shishe në kokë sepse ia ngacmoi të fejuarën

Kronikë e zezë

E godet me shishe në kokë sepse ia ngacmoi të fejuarën

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:17
Ilustrim

Një 25 ­vjeçar mbeti i plagosur rëndë, pasi u godit me shishe birre në kokë nga dy kushërinj nga Bathorja.

Ngjarja dyshohet të ketë ndodhur, pasi i plagosuri i ka ngacmuar të fejuarën njërit prej kushërinjve. Burime nga Policia thanë se në pranga kanë përfunduar Albiond dhe Flamur Kaca, 24 e 32 vjeç, të cilët akuzohet për plagosjen e rëndë të shtetasit Jetmir Marku.

Konflikti mësohet se ka ndodhur mbrëmjen e së mërkurës, në një lokal në zonën e Zall­Herrit, në Tiranë, ku ndodhej njëri nga autorët, Albiond Kaca me të fejuarën e tij dhe i dëmtuari Jetmir Marku. Bashkautori i dyshuar i ngjarjes, Flamur Kaca, ka shkuar aty, pasi është lajmëruar me telefon nga kushëriri i vet, i cili i ka treguar se kishte bërë sherr me një person. Më pas të dy kanë sulmuar 25­ vjeçarin, fillimisht me grushte e më pas e kanë goditur me shishe birre pas koke, duke e lënë pa ndjenja.

Menjëherë pas ngjarjes ata janë larguar me automjetin e tyre, ndërsa dëshmitarët kanë transportuar të plagosurin në Spitalin e Traumës, duke lajmëruar Policinë për atë që kishte ndodhur. Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e Komisariatit nr.5, të cilët brenda pak minutash kanë gjetur dhe arrestuar dy autorët e dyshuar të ngjarjes.

Ndërsa janë shoqëruar për të dhënë deklarime në Polici, personat e pranishëm në lokal, të cilët u bënë dëshmitarë të ngjarjes. DESHMITARET Ndryshe nga ç’kanë pretenduar në Polici dy të arrestuarit se i plagosuri i ka ngacmuar të fejuarën njërit prej tyre, dëshmitarët kanë deklaruar se 25­vjeçari thjesht ka qenë duke parë nga tavolina e çiftit.

Në këtë moment, njëri nga autorët, ai që ishte i ulur në tavolinë me vajzën që pretendon se ishte e fejuara e tij, i është drejtuar të dëmtuarit me fjalët: “Çfarë ka për të parë këtej?”. Më pas dëshmitarët thonë se vajza i ka kërkuar të fejuarit që të çoheshin nga tavolina dhe të iknin, por ai ka këmbëngulur që të qëndrojë aty dhe i ka telefonuar shtetasit tjetër, Flamur Kaca, i cili banon në Bathore. Brenda pak minutash 32­vjeçari ka mbërritur në mbështetje të kushëririt të tij dhe menjëherë kanë shkuar në tavolinën ku 25­ vjeçari Jetmir Marku ishte i ulur vetëm, duke pritur një shok.

Burime nga Policia thanë se dy autorët e kanë sulmuar menjëherë të riut pa sqaruar atë që kishte ndodhur. Fillimisht e kanë goditur me grushte e më pas njëri prej tyre e ka goditur me tavllën e cigares, e tjetri me shishen e birrës që vetë i plagosuri po konsumonte në lokal. Duke qenë se goditjen e ka marrë pas koke, Marku është rrëzuar në tokë pa ndjenja, ndërsa dy kushërinjtë Kaca kanë hipur në makinë bashkë me vajzën dhe janë larguar me shpejtësi nga vendngjarja. Ndërsa mësohet se janë ndaluar nga Policia në Bathore, pasi dëshmitarët kishin sinjalizuar në sallën operative duke dhënë edhe targën e makinës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat