Arrestohet punonjësi i doganës, akuzohet për kontrabandë

Kronikë e zezë

Arrestohet punonjësi i doganës, akuzohet për kontrabandë

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 11:47
Ilustrim

Policia e Beratit ka prangosur një 56-vjeçar pasi akuzohet për kontrabandë. 

Punonjësi i doganës së Beratit, Arben Ulaj është vënë në pranga për veprën penale "Kontrabandë nga punonjësit që lidhen me veprimtaritë doganore" e kryer në bashkëpunim.  

Gjykata e rrethit gjyqësor Berat me datë 25.06.2016 kishte vendosur masën "arrest me burg" për 56-vjeçarin.  Arrestimi i Arben Ulajt u bë i mundur nga Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat