Asgjësohen 4090 bimë narkotike në Lezhë

Kronikë e zezë

Asgjësohen 4090 bimë narkotike në Lezhë

Më: 22 korrik 2016 Në ora: 16:50
Ilustrim

Vazhdon aksioni i policisë në të gjithë territorin për asgjësimin e bimëve narkotike. Policia e Lezhës ka asgjësuar 4090 bimë narkotike kanabis të kultivuara në 7 parcela në Lezhë dhe Kurbin.

Në kuadër të planeve të masave dhe ndjekjes së informacioneve të siguruara në rrugë operative nga shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë në bashkëpunim me Komisariatet, është realizuar operacioni antidrogë në gjithë qarkun e Lezhës.

Si rezultat janë asgjësuar gjithsej 4090 bimë të dyshuara narkotike Cannabis -Sattiva të kultivuara në 7 parcela, 860 bimë të kultivuara në 4 parcela në një zonë malore në fshatin Ungrej, Lezhë dhe 3230 bimë të kultivuara në 3 parcela në fshatin Viles në Kurbin.

Bima narkotike u asgjësua me anë të djegies ndërsa policia po punon për identifikimin dhe kapjen e kultivuesve.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat