Kapen me drogë 3 shqiptarë në Itali, ja emrat

Kronikë e zezë

Kapen me drogë 3 shqiptarë në Itali, ja emrat

Më: 23 korrik 2016 Në ora: 21:08
Policia italiane

Tre shqiptarë përfunduan në pranga në Prato të Italisë, pasi shpërndanin drogë të llojeve kokainë dhe marijuanë.

Policia italiane arrestoi të premten në Prato, Agron Ibrahimin, 50 vjeç, Shkëlqim Karajn 32 vjeç dhe 26-vjeçarin Rigert Qosja. Në banesën e Agron Ibrahimit, në rrugën “Dora Baltea”, u sekuestruan 86 gr kokainë dhe një kg e gjysmë marijuanë.

Ndërsa dy të tjerët kishin blerë nga 50-vjeçari, 20 gr kokainë për ta rishitur.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat