Asgjësohen 2400 rrënjë kanabis sattiva në Dibër e Tropojë, një person në pranga

Kronikë e zezë

Asgjësohen 2400 rrënjë kanabis sattiva në Dibër e Tropojë, një person në pranga

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 13:50
Kanabis sattiva

Policia ka asgjësuar 2400 rrënjë kanabis sattiva në Dibër dhe Tropojë. Gjatë aksionit policia e Dibrës asgjësoi 1 050 bimë kanabis sattiva në Dibër. Bima narkotike u asgjësua me anë të djegies nga policia në  zonën e njohur si  "Zabelet e fshatit Zall-Kalis"-Sllovë, Dibër

Policia po vijon punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve që kultivuan bimët narkotike. Gjithashtu, policia bën me dije se vijon puna për kontrollin e territorit për  parandalimin dhe goditjen e çdo rasti të mundshëm të kultivimit të bimëve narkotike.

Ndërsa në Tropojë polica ka asgjësuar më anë të djegies rreth 1.350 bimë narkotike Kanabis Sattiva. të mbjella në 5 parcela. Droga ishte mbjellë në 5 parcela në fshatin Curraj i Epërm dhe është arrestuar në flagrancë Ndriçim Xhepa, personi që kultivonte lëndën narkotike, thuhet në njoftimin e policisë së Bajram Currit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat