Të aksidentuarit në Gjirokastër, mjekët: Janë në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Të aksidentuarit në Gjirokastër, mjekët: Janë në gjendje të rëndë

Më: 24 korrik 2016 Në ora: 18:43
Aksidenti tragjik në Gjirokastër

Tre nga tetë të plagosurit e aksidenti tragjik në Gjirokastër kanë mbërritur në Spitalin e Traumës në kryeqytet, ku njëri prej tyre ndodhen në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Mjeku Dritan Çela tha se 2 nga tre të plagosurit janë fëmijë, ndërsa një është i rritur. Sipas tij gjendja shëndetësore e tyre është tepër e rëndë.

“Deri tani na kanë ardhur tre vetë, nga të cilët dy janë në gjendje tepër të rëndë. I kemi ekzaminuar, kanë ardhur të intubuar të dy rastet. Janë në gjendje shumë të rëndë. Një është i moshës 4-5 vjeç, tjetri është 10-11 vjeç. Rasti tjetër është i paidentifikuar, është i paidentifikuar në reanimacion. Janë në gjendje më të mirë, kanë fraktura, por kur të vinë do t’i ekzaminojmë. Ne i kemi në trajtim. Edhe fëmija tjetër që është disi më mirë, por ka gjak në bark. Nuk kemi mungesa”, tha Çela.

Nga aksidenti pranë fshatit Mashkullorë në Gjirokastër mbetën të vrarë tre persona, Albana Hasani dhe djali i saj nga Kosova 2 vjeç dhe një vajzë 12 vjeçe.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat