Aksidenti i Gjirokastrës, arrestohen drejtuesit e dy makinave

Kronikë e zezë

Aksidenti i Gjirokastrës, arrestohen drejtuesit e dy makinave

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 09:27
Aksidenti i Gjirokastrës

Drejtuesit e dy mjeteve që u aksidentuan ditën e djeshme në aksin rrugor Tepelenë-Gjirokastër, në vendin e quajtur “Mashkullore”, janë arrestuar. Si pasojë e përplasjes së një furgoni me targa “AA760 LI” me një mjet tip “Nissan” me targë “ZH 750960”, kanë mbetur të vrarë tre persona.

Sipas policisë së Gjirokastrës, në pranga kanë përfunduar shtetasit Irfan Hasani, 31 vjeç nga Gjilani dhe Hasan Dedja, 58 vjeç nga Tirana. Dy të arrestuarit akuzohen për “Shkelje të rregullave të qarkullimit”.

Si pasojë e përplasjes kanë humbur jetën Albana Hasani, 38 vjeç, oficere policie, banuese në Tiranë dhe e bija e saj vetëm 9-muajshe, që ndodheshin në furgon si dhe djali vetëm 18-muajsh, i cili ishte në makinën tjetër.

Nga aksidenti janë dëmtuar rëndë 8 persona të tjerë, pjesa më e madhe fëmijë. Tre prej tyre janë në gjendje të rëndë në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku u sollën që dje me helikopter dhe me ambulanca.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat