Digjet ushqimi i bagëtive në Shajne të Dragashit

Kronikë e zezë

Digjet ushqimi i bagëtive në Shajne të Dragashit

Më: 25 korrik 2016 Në ora: 11:19
Ilustrim

Të dielën, rreth otës 03:50 në fshatin Shajne të Dragashit, në një pelavicë ka shpërthyer zjarri me ç’rast është djegur ushqimi i bagëtive (sanë).

Zjarrfikësit dhe policia kanë dalë në vendin e ngjarjes. Të lënduar në njerëz nuk ka ndërsa dëmi konsiderohet të jetë 4000 euro. Gjatë hetimit fillestar dyshohet se zjarri ka ardhur nga mjetet piroteknike të cilat janë ndezur gjatë ahengut familjar (synetit).

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren apelon tek qytetarët që të jenë më të kujdesshëm në përdorimin e mjeteve që hapin zjarr sepse temperaturat janë të lara dhe mundësia për shpërthimin e zjarreve të padëshiruara është e madhe. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat