Godet zyrtarin policor, arrestohet

Kronikë e zezë

Godet zyrtarin policor, arrestohet

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 11:15
Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Prishtinë është arrestuar i dyshuari mashkull shqiptar, pasi i njëjti në gjendje të dehur fillimisht nuk i ka përfillur urdhrat e zyrtarëve policorë duke fyer verbalisht, e më pas i dyshuari e ka goditur njërin nga zyrtarët policorë.

Në njoftim të Policisë thuhet se me urdhër të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat