“Arrest me burg” 55-vjeçarit, masakroi me thikë gruan

Kronikë e zezë

“Arrest me burg” 55-vjeçarit, masakroi me thikë gruan

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 11:59
Shpëtim Goxhajn

Gjykata e Fierit ka vendosur “arrest me burg” për Shpëtim Goxhajn, i cili masakroi gruan 7 herë me thikë në sy të fëmijës 11 vjeç mbrëmjen e 24 korrikut.

Viktima është Resmije Goxhaj 50-vjeç, e cila ka gjetur vdekjen e menjëhershme nga goditjet e marra.

55-vjeçari kishte deklaruar se nuk kishte pasur qellim ta vriste gruan, por ishte nervozuar dhe nuk e kishte kontrolluar dot veten.

Sipas tij gjithçka nisi pas një debati për shkak të xhelozisë ndaj të shoqes, pasi kishte dyshime se ajo e tradhtonte.

“Kur nisëm të debatonim ishim vetëm në banesë, pasi dy fëmijët e mëdhenj kishin shkuar në një gëzim familjar, në një dasmë te të afërmit tanë. I vogli flinte. U grindëm me fjalë. Teksa po debatonim, ajo më qëlloi e para. Më pas, edhe unë e godita me thikë. Kur pashë se çfarë ndodhi dhe gruan ashtu të përgjakur, u trondita. Më pas, nuk mbaj mend më asgjë, madje as momentin kur policia erdhi dhe më arrestoi. Nuk doja ta vrisja nënën e fëmijëve të mi. Jam penduar”, është shprehur Goxhaj për grupin hetimor.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat