Arrestohet mafiozi shqiptar i dënuar me 20 vjet burg, nuk do ta besoni se ku ishte fshehur

Kronikë e zezë

Arrestohet mafiozi shqiptar i dënuar me 20 vjet burg, nuk do ta besoni se ku ishte fshehur

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 13:27
Altin Tola

Policia italiane ka arrestuar në qytetin e Imperias, shqiptarin Altin Tola, lindur në Durrës më 6/8/1965, i kërkuar që prej vitit 2012 nga drejtësia italiane e shqiptare.

Ndaj tij rëndon dënimi me 20 vite e 15 ditë burg me akuzën e pjesëmarrjes në aktivitet mafioz, trafik ndërkombëtar armësh, prodhim e trafikim lëndësh narkotike e krime të ndryshme të kryera në qytetin e Milanos dhe në Tiranë. Ora news raporton se Altin Tola në momentin e ndalimit nga policia italiane ishte fshehur në një nga banjot e lokalit, ku po ushtrohej kontroll i forcave të rendit duke deklaruar identitet të rremë.

Në banesën ku jetonte shqiptari Policia italiane ka gjetur pasaportën e babait të tij, fakt që ka çuar në zbulimin e identitetit të vërtetë të shqiptarit. Policia italiane informon se po heton mbi personat që kanë ndihmuar në strehimin e fshehjen që prej 2012 të shqiptarit të dënuar me mbi 20 vjet burg.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat