Udhëtonte në korsinë e gabuar, gjen vdekjen në aksident shqiptari

Kronikë e zezë

Udhëtonte në korsinë e gabuar, gjen vdekjen në aksident shqiptari

Më: 27 korrik 2016 Në ora: 15:14
Pamje nga aksidenti

Një shqiptar, identiteti i të cilit ende nuk bëhet i ditur, ka gjetur vdekjen në një aksident me makinë në Itali. Aksidenti ka ndodhur në komunën e “Piazzola sul Brenta”, në Padova rreth orës 6:30 të mëngjesit. Shqiptari po udhëtonte me një makinë “Opel Corsa”.

Ai ka qenë duke ecur në korsinë e kundërt kur është përplasur me një kamion. Drejtuesi i kamionit është munduar të shmanget por përplasja ka qenë e paevitueshme.

Pas goditjes kamioni ka përfunduar në kanal, ndërsa makina e shqiptarit ishte dëmtuar sa që u desh ndërhyrja e zjarrfikësve për ta nxjerrë trupin e shqiptarit. Ai nuk ka pasur asnjë mjet identifikimi me vete. Pas aksidentit, rruga është bllokuar për disa orë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat