Dy persona, në Sektor Hamallaj duke punuar në lokalin Bar-Kafe të shtetasit F.H. teksa ishin duke vendosur ulluqe, kanë rënë në kontakt me rrymën elektrike.
Ata janë O.B.15 vjeç dhe L.Gj. 30 vjeç, banues në Tiranë.
Për pasojë, shtetasi O.B. ndodhet në Spitalin “Nënë Tereza”, Tiranë jashtë rrezikut për jetën, ndërsa shtetasi L.Gj. ndodhet në reanimacion.