Goditi me thikë italianin, lirohet shqiptari

Kronikë e zezë

Goditi me thikë italianin, lirohet shqiptari

Më: 28 korrik 2016 Në ora: 23:41
Enver Kasa

Është lënë sot i lirë shtetasi shqiptar, Enver Kasa, i cili dy ditë më parë goditi me thikë një 32-vjeçar italian. Gjyqtari i çështjes Stefano Viteli caktoi masën "Arrest shtëpie" ndaj 48-vjeçarit Kasa.

Konflikti ndodhi më datën 26 korrik në Xhaveno të Italisë, ku pas një mosmarrëveshje për arsye financiare mbeti i plagosur Simone Xhirardi. Shtetasi shqiptar pretendonte se punëdhënësi nuk e kishte paguar sa i takonte, duke këmbëngulur se në llogarinë e tij mungonin 12 mijë euro. Gazeta italiane “La Stampa” shkruan se përleshja nisi në momentin kur Kasa filloi të përdorte një gjuhë ofenduese ndaj italianit.

Kasa goditi me thikë në qafë italianin, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën pas mjekimit të marrë në spital. 48-vjeçari shqiptar akuzohet tashmë për veprën penale “Tentativë vrasje”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat