Nis tharja e kanabisit, i riu kapet në parcelë

Kronikë e zezë

Nis tharja e kanabisit, i riu kapet në parcelë

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 08:35
Kanabis

Një i ri ka përfunduar në pranga të policisë së Mallakstrës. Policia e këtij qytet ka asgjësuar 4000 bimë kanabis dhe 1500 degë në proces tharje.

Për këtë në pranga ka përfunduar Bedri Alla, 23 vjeç, banues në fshatin Portëz të Fierit. Ai është kapur në flagrancë tek një parcele të mbjellë me kanabis.

Sipas policisë droga është zbuluar në fshatin Aranitas, të Mallakastrës, në vendin e quajtur “Përroi i Çekut”, në një sipërfaqe toke të shpyllëzuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat