Gjendet një skelet njeriu në plazhin “Rana e Hedhun” afër Shëngjinit

Kronikë e zezë

Gjendet një skelet njeriu në plazhin “Rana e Hedhun” afër Shëngjinit

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 17:25
Rana e hedhun, Shëngjin

Në një zonë ku po bëhen gërmime në vendin e quajtur Rana e Hedhun pranë Shëngjinit në Shqipëri, është gjetur një skelet njerëzor i dekompozuar plotësisht.

Policia njoftoi se nga verifikimet nuk u pa asnjë dëmtim i jashtëm, ndërsa gjetjet janë dërguar për ekzaminim në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Tiranë, ku po bëhen edhe verifikimet.

Ndërkohë, dyshimet e para janë që bëhet fjalë për një ngjarje që mund të ketë ndodhur rreth 20 vite më parë, kur në atë zonë, pranë bregdetit nuk ka pasur as rrugë.

Policia po bën edhe verifikimet e personave të zhdukur në atë periudhë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat