Gjendet edhe një trup i pa jetë në malin Bistra

Kronikë e zezë

Gjendet edhe një trup i pa jetë në malin Bistra

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 18:56
Ilustrim

Policia ka gjetur një trup njeriu të pa jetë të gjinisë mashkullore në malin Bistra, rreth gjysëm kilometri më larg vendit ku para tre ditësh u gjet trupi i një mashkulli tjetër, në fazën e kalbjes.

Gjetja e dy trupave ndërlidhet me zhdukjen e dy meshkujve, babë e birë, Ljubomir. M (78) dhe Sasho. M (50), të cilët u raportuan si të zhdukur qysh më 14 korrik të këtij viti.

Tani për tani nuk ka të dhëna, nëse trupat e gjetur, janë të këtyre personave të zhdukur, apo bëhet fjalë për njerëz tjerë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat