Asgjësohen 1720 bimë narkotike, 2 të arrestuar

Kronikë e zezë

Asgjësohen 1720 bimë narkotike, 2 të arrestuar

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 19:00
Ilustrim

Më shumë se 1700 bimë narkotike kanabis sativa janë asgjësuar nga policia gjatë të premtes në Tepelenë, ndërsa janë vënë në pranga dy persona e një i tretë është shpallur në kërkim.

Policia ka bërë të ditur se personat e arrestuar janë shtetasit Ylleson Shuli , 64 vjeç, banues Korçë, si dhe Aldo  Halili, 20 vjeç, banues në  Durrës. Shtetasi A.H u shpall në kërkim.

Sipas policisë, bimët narkotike u zbuluan në vendin e quajtur “Gropa e Vodicës” në fshatin Beçisht,Tepelenë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat