I vrau nënën të dashurës, policia greke arreston shqiptarin

Kronikë e zezë

I vrau nënën të dashurës, policia greke arreston shqiptarin

Më: 29 korrik 2016 Në ora: 22:24
Ilustrim

Një 30-vjeçar shqiptar është arrestuar në Korfuz dhe pritet që së shpejti të përballet me drejtësinë greke.

I riu u prangos nga policia e rajonit të Thesprotisë, pasi akuzohet se ka vrarë nënën e të dashurës së tij dhe se ka abuzuar seksualisht me vepra të turpshme, me vajzën e vogël të së dashurës së tij.

Ndaj shtetasit në fjalë ishte lëshuar një urdhër arresti ndërkombëtar për vrasjen e gruas 57-vjeçare. Ngjarja që i mori jetën gruas 57-vjeçare ndodhi në 16 nëntor 2015 në banesën e nënë e bijë.

Pas një sherri me nënën e të dashurës, ai e qëlloi deri për vdekje duke përdorur dhunë fizike. Ndërkaq, më herët në shtator të 2015-s, ndaj të riut ishte ngritur akuza se kishte ngacmuar seksualisht vajzën e mitur të të dashurës së tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat