Aksident tragjik, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Kronikë e zezë

Aksident tragjik, 1 i vdekur dhe 5 të plagosur

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 08:23
Ilustrim

(E plotësuar) - Një person ka gjetur vdekjen dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në afërsi të Milotit.

Dy automjete janë përfshirë në aksident në hyrje të Rrugës së Kombit në orët e mëngjesit të së shtunës. Në aksident janë përfshirë mjetet tip Nissan me targa shqiptare AA316IV dhe mjeti tip Opel targa të Kosovës, 07-689-AN.

Përplasja ka qenë fatale për një 70-vjeçare me inicialet G.F., pasagjere në mjetin Nissan dhe banuese në Tiranë, e cila ka ndërruar jetë, ndërkohë që pesë të plagosurit janë shoqëruar menjëherë drejt spitalit.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e saj.

Nga dyshimet paraprake besohet se shkak i aksidentit ka qenë humbja e kontrollit të njërit prej dy mjeteve të përfshirë në përplasje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat