Rritet numri i të lënduarve nga zjarri në burgun e Lezhës

Kronikë e zezë

Rritet numri i të lënduarve nga zjarri në burgun e Lezhës

Më: 30 korrik 2016 Në ora: 20:55
Burgu i Lezhës

Një qeli në burgun e Shënkollit në Lezhë është përfshirë nga zjarri. Ministria e Drejtësisë konfirmoi se i burgosuri Flamur Sula ka humbur jetën, ndërsa edhe 3 të tjerë  janë dëmtuar, por po kurohen në spitalin e Lezhës.

Në vendngjarje kanë mbërritur forcat kundër zjarrit që po bëjnë të mundur shuarjen e flakëve, shkruan Top Channel.

Ndërkohë, Policia e Lezhës dhe Forcat e Ndërhyrjes së Shpejtë kanë marrë në ruajtje perimetrin e jashtëm të burgut të Shënkollit.

Burime nga policia thanë se kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit dhe zbardhjen e plotë të situatës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat